Sonte me fillim nga ora 21:15 stadiumi “Old Trafford” do të jetë nikoqir i derbit anglez mes Manchester United dhe Chelseat, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 15 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, United u mposht 1:0 nga Newcastle United, kurse Chelsea e mposhti Brightonin 3:2, raporton KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United mungojnë Casemiro, Diallo, Eriksen, Evans, Malacia, Martinez, Mount dhe Sancho, kurse te Chelsea nuk do të paraqiten Chalobah, Chilwell, Chukwuemeka, Fofana, Gallagher, Nkunku, Gusto dhe Lavia.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Chelsea (4-2-3-1): Sanchez; James, Disasi, Badiashile, Colwill; Fernandez, Caicedo; Sterling, Palmer, Mudryk; Jackson