Ulutash: KFOR rikonfirmon gatishmërinë për paqe e stabilitet
Lexohet për: 1 min.
Group Photo
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Misioni KFOR i drejtuar nga NATO priti ambasadorët dhe shefat e misioneve nga  28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR për të ndarë pikëpamjet mbi përpjekjet e vazhdueshme drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet aktuale të KFOR-it, bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar dhe perspektivat dhe sfidat për stabilitetin rajonal.

“Kemi pasur një tubim shumë produktiv, i cili rikonfirmoi përkushtimin tonë të gjatë dhe kolektiv për sigurinë për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, tha gjenerali Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it.

KFOR-i qëndron i përkushtuar për zbatimin e mandatit për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024