Ulutash informon Komitetin Ushtarak të NATO-s për gjendjen e sigurisë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash sot në Bruksel ka takuar Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka informuar mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Informimi i sotëm ishte pjesë e një vizite dy-ditore të Ulutash, e cila përfshinte një informim për Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe partnerët operativë dhe takime me zëvendëssekretarin e përgjithshëm në detyrë të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge dhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Rob Bauer.

Gjeneralmajor Ulutash do të përfundojë mandatin e tij më 11 tetor dhe do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024