Ulpiana-Vllaznia Pozheran, ndeshje e kurdisur
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë ka marrë vendim që ta anulojë ndeshjen mes KF Ulpianës dhe KF Vllaznia Pozheran.

Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit i takoi Grupit B të Ligës së Parë, dhe përfundoi me rezultat 3:4 në favor të Vllaznisë, raporton KosovaPress.

Por Komisioni i Garave i Federatës së Fubtollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendim që ndeshja të anulohet, dhe e njëjta të regjistrohet si ndeshje e luajtur dhe rezultati i saj mos të regjistrohet.

Më tej, edhe pikët dhe golat e shënuara nuk do të regjistrohen në tabelën e klasifikimit të ligës përkatëse.

E gjithë kjo si vjen si pasojë pasi që sipas FFK-së ndeshja Ulpiana-Vllaznia Pozheran ka qenë e kurdisur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024