Ulaj: Ne jemi shumë kritik ndaj njëri-tjetrit
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
h43h34h43
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilltari i kryeministrit Jusuf Ulaj, në panelin për shëndetësi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ka lavdëruar punën e qeverisjes së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

AI ka thënë se Qeveria Kurti ka punuar në mënyrë intensive për zhvillimin e shëndetësisë si një prioritet i rëndësishëm për qytetarët, teksa shtoi se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

“Ne jemi tepër shumë kritik ndaj njëri-tjetrit, bile shumë më shumë se ata që kanë dështuar në qeverisjet e mëparshme dhe kritikat që na vijnë prej atyre për besë nuk i marrim aq shumë shqetësuese sa i marrim ato konfrontime që i marrim ne për të çuar proceset përpara... Jemi të kënaqur përfundimisht, por ka pakënaqësi brenda nesh. Ne duhet të punojmë së bashku që ato t’i ndryshojmë”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024