Ukrainë: Rusia liroi disa nga luftëtarët ukrainas që mbronin Mariupolin
Lexohet për: 2 min.
FdMgXrjX0AMiUJX
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia ka liruar disa nga luftëtarët ukrainas që kapi pas betejës së zgjatur për qytetin port të Mariupolit në fillim të këtij viti, njoftoi sonte shërbimi publik ukrainas i medias Suspline.

Suspilne i referohet regjimentit Azov, i cili udhëhoqi mbrojtjen e fabrikës së çelikut Azovstal dhe thotë se të burgosurit po shkëmbehen pranë qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv.

Andrij Bilecki, themeluesi i regjimentit Azov, publikoi një foto në kanalin e tij Telegram, në të cilën ai përqafohej me një nga të burgosurit e liruar.

Rusia liroi 10 të burgosur të huaj lufte të kapur në Ukrainë pas ndërhyrjes së princit të kurorës saudit Mohammed bin Salman. Në mesin e të burgosurve të liruar është Vjekoslav Prebeg, i cili u kap pranë Mariupolit në maj.

Muajin e kaluar, kreu i administratës separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, tha se gjyqi i luftëtarëve të kapur të Azov do të zhvillohet deri në fund të verës.

Pas javësh luftimesh nga bunkerët dhe tunelet nën fabrikën gjigante të çelikut në Mariupol, qindra luftëtarë të Azov iu dorëzuan ushtrisë ruse në maj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024