Një depo municioni në qytetin jugor rus Tikhoretsk u godit sot gjatë një sulmi me dron ukrainas, njoftuan autoritetet rajonale.
Guvernatori i rajonit Krasnodar, Veniamin Kondratiev, ka shkruar në Telegram se dy mjete ajrore pa pilot, të përdorura në sulm, ishin bllokuar, por se mbeturinat e tyre që binin shkaktuan zjarrin që u përhap në objekte shpërthyese, duke shkaktuar shpërthime.
Informacionet paraprake tregojnë se nuk ka viktima, vuri në dukje Kondratiev. Autoritetet vendosën gjithashtu kufizime në lëvizjen për në dhe nga qyteti.
Në një deklaratë në Telegram, shërbimi për shtyp i grupit paramilitar Wagner tha se sulmi me dron i Ukrainës shkaktoi gjithashtu një zjarr në bazën e saj të mëparshme në vendbanimin Molkino, gjithashtu në Krasnodar. Zjarri përfshiu ndërtesat administrative të përdorura gjatë qëndrimit të grupit në vend.