Ukraina: Shantazhi rus në lidhje me eksportin e grurit dështoi
Lexohet për: 2 min.
gruri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia iu kthye marrëveshjes për eksportet e grurit nga Ukraina sepse e kuptoi se iniciativa do të funksiononte pa përfshirjen e Kremlinit, tha të mërkurën një zyrtar i lartë ukrainas.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se vendimi i Moskës tregon se "shantazhi" dhe "përshkallëzimi dhe kërcënimet" ruse nuk kanë sukses kur përballen me një përgjigje vendimtare.

"Në një mënyrë apo tjetër, Rusia u kthye në "iniciativën e grurit" me turp, sepse doli që korridori i grurit do të kishte funksionuar edhe pa pjesëmarrjen e Kremlinit," tha Podolyak.

“Kjo tregon vetëm një gjë: Rusia është gjithmonë inferiore ndaj atyre që janë më të fortë, atyre që dinë të godasin, atyre që argumentojnë fort pozicionin e tyre”, shtoi ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të mërkurën se Rusia do të vazhdojë të marrë pjesë në marrëveshjen e eksportit të grurit.

“Federata Ruse konsideron se garancitë e marra aktualisht duken të mjaftueshme dhe vazhdon me zbatimin e marrëveshjes”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Rusia njoftoi të shtunën se po tërhiqej nga një marrëveshje për eksportin e grurit pas, siç tha ajo, një sulm të madh me dron ndaj anijeve në portin e Sevastopolit në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025