Ukraina po përgatit samitin e dytë të paqes
Bota
Lexohet për: 1 min.
Arkive
Foto Arkivë
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se Ukraina po përgatit samitin e dytë të paqes.

"Falë punës aktive me partnerët tanë, tashmë është zhvilluar një kornizë e përbashkët paqeje që do të bëhet baza për samitin e dytë të paqes dhe Ukraina është e gatshme ta mbajë atë në të ardhmen e afërt," tha Andriy Yermak.

Samiti i parë i paqes për Ukrainën u mbajt në Zvicër në qershor, ku më shumë se 90 vende u mblodhën për të hartuar një rezolutë të bazuar në kushtet e propozuara nga Ukraina për t'i dhënë fund luftës. Rusia nuk ishte e ftuar në samit, ndërsa Kina nuk mori pjesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024