Ukraina: Blerja e gazit rus financon vrasjet e fëmijëve ukrainas
Lexohet për: 1 min.
lcimg-5f2c92d2-751e-4a3d-8dd3-23557b908588
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mbështetja e Evropës në naftën dhe gazin rus po financon përdhunimet dhe vrasjen e fëmijëve ukrainas, ka thënë për Sky News një deputete dhe anëtare e delegacionit të Ukrainës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ivana Kylmpush-Tsintsadze tha se shtetet dhe kompanitë perëndimore duhet t'i japin fund "biznesit si zakonisht" me Moskën dhe bëri thirrje për rritje të furnizimeve me armë të rënda, si dhe një embargo totale të gazit dhe naftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t'i drejtohet konferencës me një video-lidhje të hënën.

Është hera e parë që mbledhja vjetore e liderëve të biznesit, politikës dhe shoqërisë civile mblidhet personalisht që nga pandemia e koronavirusit në 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025