Ujqërit hanë gomarin e fundit në fshatin e Kroacisë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Foto Arkivë
Suhovare afër Zarës ka humbur gomarin e fundit mbrëmë pasi Roko u shqye nga një llavë e ujqërve.
“E hëngrën, mbeti vetëm koka”, tha pronari Goran Radiq për televizionin e Kroacisë - HRT.
Roko jetonte në një stallë rreth njëqind metra larg shtëpive të para. Pronari është i bindur se nuk është sulmuar nga vetëm një ujk.
"Ishin mbi 10 ujqër. Ai peshonte 200 kg. Një ujk nuk mund ta hante atë - ishte një tufë", thotë Radiq.
Vendasit thonë se gomari 11-vjeçar ishte i zbutur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar.
Stosha Radiq nuk ka kositëse bari, andaj e priste për një ose dy ditë dhe ai mbante nën kontroll barin e oborrit të saj.
“Ai kulloste barin, bari ishte i madh kështu që e hante”, tha ajo.
Qeni Zeus ishte i vetmi dëshmitar i sulmit të ujqve. “Edhe ai ishte i frikësuar. Kur erdha në mëngjes, ai u shtri dhe po dridhej”, tha Goran Radiq.
Radiq nuk dëshiron të rrezikojë më sulmet e ujqërve, kështu që ai do të ndërtojë një shtëpi për Zeusin pranë shtëpisë.
“Do ta vendos para shtëpisë, nuk do ta mbaj më këtu”, thotë ai duke shtuar se do ta ketë të vështirë të harrojë Roko. "Më vjen keq, fëmijët po qanin dhe të gjithë."