Më duhej të punoja kur isha shtatzënë në muajin e nëntë. Kam pasur marrëdhënie me klientët një javë para lindjes, thotë Sophie, një punëtore sek*i në Belgjikë, e cila, siç shkruan BBC, e ka të vështirë të balancojë punën e saj me punën e nënë e pesë fëmijëve.
Kur Sophie lindi fëmijën e saj të pestë me prerje cezariane, asaj iu tha të pushonte në shtrat për gjashtë javë. Por ajo thotë se kjo nuk ishte një opsion dhe ajo u kthye menjëherë në punë.
Jeta e saj do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte të drejtën e pushimit të lehonisë të paguar nga punëdhënësi i saj.
Sipas një ligji të ri në Belgjikë - i pari i këtij lloji në botë - tani do të jetë kështu. Punëtoret e se*sit do të kenë të drejtën e kontratave zyrtare të punës, sigurimit shëndetësor, pensioneve, pushimit të lehonisë dhe pushimit mjekësor. Në thelb, do të trajtohet si çdo biznes tjetër.Puna sek*uale u dekriminalizua në Belgjikë në vitin 2022 dhe është e ligjshme në disa vende, duke përfshirë Gjermaninë, Greqinë, Holandën dhe Turqinë. Megjithatë, vendosja e të drejtave të punës dhe kontratës së pari bëhet në Belgjikë.
"Ky është radikal dhe hapi më i mirë që kemi parë deri më tani kudo në botë," tha Erin Kilbride, një studiuese në Human Rights Watch.