Uji në Deçan është brenda normave, dalin mostrat e IRSHP-së, nga Lluka e Gramaçeli
Lexohet për: 2 min.
KRU Hidrodrini
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyra për Media e KRU "Hidrodrini" në Pejë, ka bërë me dije se kanë pranuar rezultatet nga mostrat e ujit nga fshatrat Llukë e Gramaçel të komunës së Deçanit nga ana e IKSHPK-së, gjegjësisht IRSHP-së.

Sipas njoftimit të njejtat rezultojnë se uji në Deçan është brenda normave.

“Pas shqetësimeve të shfaqura me një ankesë qytetare, me datë 09.06.2024 (ditë e Diel) për cilësi të ujit në fshatrat Llukë dhe Gramaçel të komunës së Deçanit, ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë i janë përgjigjur vendngjarjes dhe kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e lartëcekura. Mostrat janë dërguar në IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal e Shëndetit Publik-Pejë për kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe bakterologjike. Pas analizave të kryera nga IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, brenda normave kohore, IRSHP ka kthyer rezultatet e mostrave në fjalë, të cilat sipas Udhëzimit Administrativ UA 10/ 2021, rezulton se i plotësojnë standardet e ujit të pijes”, thuhet në reagimin e Hidrodrinit.

Në komunikatë është apeluar tek të gjithë personat dhe komuniteti që të mos bien pre e individëve të papërgjegjshëm, me tendencë për të krijuar panik tek popullata, me thirrje të lloj-llojshme për ‘helmime’, pasi sipas njoftimit të njëjtit do të ndiqen edhe përmes organeve kompetente të ligjit dhe rendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025