Uganda rrëmben medaljen e dytë të artë në Botërorin e Atletikës
Lexohet për: 1 min.
Victor Kiplangat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Victor Kiplangat i siguroi Ugandës medaljen e dytë të artë në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest të dielën, duke fituar titullin e maratonës për meshkuj në kohën2:08:53.

Ishte edhe një herë një ditë jashtëzakonisht e nxehtë në kryeqytetin hungarez, por Kiplangat ishte i përgatitur mirë dhe krijoi distancë nga grupi në xhiron e fundit të 10 km për të marrë fitoren e madhe.

Pavarësisht një rënieje pas 30 km, Maru Teferi i Izraelit arriti të kapërcejë Leul Gebresilase të Etiopisë për të fituar medaljen e argjendtë në 2:09:12. Gebresilase mori medaljen e bronztë në 2:09:19 me Tebello Ramakongoana të Lesotos që u rendit i katërti në kohën më të mirë personale prej 2:09:57, përcjellë KosovaPress.

“Ishte e vështirë sot sepse ishte shumë vapë, por u ndjeva rehat sepse u përgatita mirë për këtë mot”, tha Kiplangat pas fitores.

“E dija se ishte e mundur sepse isha stërvitur mirë. Ishte një ëndërr dhe një mision dhe e bëra sot.”, theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024