Dhoma e Përfaqësuesve mblodhi të mërkurën një panel mbi fenomenin anormal të paidentifikuar të njohur më shumë si UFO, me arsyen se pamjet misterioze meritojnë shqyrtim në nivelet më të larta të qeverisë.
Gjatë dy orëve të seancës, tre dëshmitarë treguan rreth takimeve të tyre me objektet e paidentifikuara dhe treguan rreth pilotëve, të cilët ishin të frikësuar të flasin. Të gjithë pranuan se fenomenet anormale ishin një kërcënim potencial për sigurinë kombëtare.
"Teknologjia me të cilën u përballëm ishte shumë më e lartë se çdo gjë që kishim, kemi sot, ose që po kërkojmë të zhvillojmë në 10+ vitet e ardhshme", tha Fravor.
David Grusch, ish-oficer i inteligjencës së Forcave Ajrore, la të kuptohej se zyrtarët qeveritarë kishin fshehur informacionin dhe kishin ndëshkuar informuesit, por pretendoi se ai nuk mund të fliste më tepër në publik për shkak të ligjit.
A ishin njerëz apo jo? Pyeti Mace.
"Jo-njerëzore," u përgjigj Grusch. Gjatë një linje tjetër të marrjes në pyetje, ai konfirmoi se kurrë nuk kishte parë personalisht një alien.
"Ne kemi nevojë për një sistem ku pilotët mund të raportojnë pa humbur punën e tyre", tha Ryan Graves, drejtor ekzekutiv i Americans for Safe Aerospace.
Ndërsa, ligjvënësit republikanë dhe demokratë i morën seriozisht çështjet, disa shprehën skepticizëm se aktiviteti jashtëtokësor po ndodhte.
Të dy ish-presidentët Barack Obama, një demokrat dhe Donald Trump, një republikan e trajtuan këtë çështje në intervista publike, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se ai ishte mendjehapur.
Një gjë e rrallë për një seancë dëgjimore të Kongresit të transmetuar në televizion, pothuajse të gjithë ligjvënësit i përqendruan pyetjet e tyre në temën në fjalë të mërkurën.