UEFA me sqarim të rëndësishëm për VAR-in në Euro 2024
Lexohet për: 2 min.
3-UEFA
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i arbitrimit të UEFA-s, Roberto Rosetti ripohoi sot se VAR duhet të ndërhyjë në ndeshjet në Kampionatin Evropian Euro 2024 vetëm kur ka "prova të një gabimi të qartë dhe të dukshëm".

"Ndërhyrje minimale për përfitim maksimal," tha Rosetti për VAR-in në turne, i cili do të përfshijë offside gjysmë automatike dhe, për herë të parë, teknologjinë e vijës së golit, raporton KosovaPress.

Në edicionin e vitit 2020, i shtyrë për në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19, pati 18 korrigjime të VAR-it në 51 ndeshjet e kompeticionit, nëntë prej të cilave ishin për offside 'milimetrash'.

"Në rast të dyshimtë jashtë loje, ne i kërkojmë ndihmës gjyqtarëve të mbajnë flamurin poshtë dhe ta ngrenë atë vetëm kur të jenë të sigurt. Nëse nuk janë 100 për qind të sigurt, ata duhet ta mbajnë flamurin", shpjegoi Rosetti.

Sipas zyrtarit të UEFA-s, “me offside gjysmë automatike, offside zgjidhet vetë dhe mund të kursejë shumë kohë në vendime”.

Misioni i VAR-it do të jetë "të kontrollojë vazhdimisht për gabime të qarta dhe të dukshme" në katër situata: gola, veprime brenda zonave të penalltisë, kartonë të kuq dhe identitet të gabuar të një futbollisti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025