Mbrojtësi turk Merih Demiral do të humbasë ndeshjen çerekfinale të ekipit të tij në Euro 2024 kundër Holandës pasi UEFA e pezulloi atë për dy ndeshje të premten për një përshëndetje të supozuar si ultra-nacionaliste.
Demiral shënoi dy gola në fitoren 2-1 të 1/16-tës të Euro 2024 ndaj Austrisë të martën dhe gjatë festimeve për golin e tij të dytë bëri një gjest të lidhur me grupin ekstremist turk të krahut të djathtë “Ujqërit gri”.
Demiral do të humbasë gjithashtu një gjysmëfinale të mundshme kundër Anglisë ose Zvicrës nëse Turqia mposht Holandën të shtunën, përcjellë KosovaPress.
Demiral tha se festimi i tij lidhej me "identitetin e tij turk". Ish-mbrojtësi 26-vjeçar i Juventusit, tani në Al-Ahli në Arabinë Saudite, tha se nuk kishte asnjë "mesazh të fshehur" në gjestin e tij.