U21/Prishtina përforcon kreun e tabelës, mposht Fushë Kosovën
Lexohet për: 1 min.
13-Prishtina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur sot atë të Fushë Kosovës, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Superligën e Kosovës në grupmoshat U21.

Futbollistët e rinj të Prishtinës treguan sot paraqitje tejet të mirë, duke e mposhtur 4:1 Fushë Kosovën, raporton KosovaPress.

Golashënues te Prishtina ishin Igball Jashari, Ange Fofana, Amar Demolli dhe Donart Llabjani.

Ndërkaq, formacioni startues i Prishtinës ishte:

Bulliqiq; Salihu, Bajrami(c), Nikprelaj, Gallapeni (Maliqi); Murturi, Sylejmani (Dobroshevci), Llabjani; Demolli (Shala), Jashari (Bulliqi), Fofana (Berisha)

Me këtë fitore, Prishtina përforcon kreun e tabelës së Superligës U21, tani në kuotën e 17 pikëve, për dallim nga Fushë Kosova që zë vendin e tetë me gjashtë pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024