U21/Liria deklason Malishevën, Gjilani triumfon në derbin e qytetit me Dritën
Lexohet për: 1 min.
4-Liria U21, Gjilani
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në grupmoshat U21, ku fitoren e kanë gjetur skuadra e Lirisë dhe ajo e Gjilanit.

Liria U21 e deklasoi sot si mysafire skuadrën e Malishevës me rezultat të thellë 5:1, raporton KosovaPress.

Kjo fitore e dërgon Lirinë në pozitën e tretë në tabelë në kuotën e 39 pikëve, krahas Malishevës U21 që zë vendin e tetë me vetëm 19 pikë.

Fitore sot regjistroi edhe Gjilani U21. Të rinjtë e Gjilanit triumfuan në derbin e qytetit kundër Dritës, me ndeshjen që u mbyll me shifrat 2:0.

Me pikët e reja, Gjilani U21 ngjitet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 51 pikëve, 10 sosh më pak se lideri i tabelës Prishtina U21, ndërkaq Drita U21 mbetet në vendin e katërt me 38 pikë.

Rezultatet finale:

Drita U21 0:2 Gjilani U21

Malisheva U21 1:5 Liria U21

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024