U qëllua katër herë me thikë, ndërron jetë 34-vjeçari pas konfliktit në Astir
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vijim të informacioneve për ngjarjen e ndodhur në zonën e “Astirit” në Tiranë mësohet se ka ndërruar jetë në spital Amaralando Hoxhallari i cili u plagos nga Darmian Keli.

Sipas raportimeve është konfirmuar se shtetasi Amaralando Hoxhallari, 34 vjeç, ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve që ka marrë.

 Mësohet se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.

Gjithashtu Policia njoftoi se autori i ngjarjes, Darmian Keli, 25 vjeç është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa besohet se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e autorit, pasi viktima i ka ngacmuar partneren./rtsh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024