U ofroi ryshfet policëve, shtetasi serb arrestohet në Klinë
Lexohet për: 1 min.
arrestim-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një shtetasi serb u ka ofruar ryshfet policëve në Klinë për të mos ia shqiptuar gjobën në trafik.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje,  tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025