U kritikua pas ndeshjes me Kosovën, Xhaka: Mos më provokoni
Lexohet për: 1 min.
Xhaka
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një asistim dhe një gol për kapitenin Granit Xhaka që udhëhoqi Zvicrën drejt fitores kundër Andorrës të martën. Pas ndeshjes ai ishte në humor të mirë dhe reflektoi mbi kritikat që mori ditëve të fundit, sidomos pas barazimit ndaj Kosovës me rezultat 2-2.

Pas ndeshjes me Andorrën, Xhaka foli para mediave ku kërkoi që të mos provokohet nga jashtë sepse ai pastaj do të shpërthejë në fushë.

“Mos më provokoni, përndryshe përgjigja do të vijë në fushë”, ka thënë Xhaka duke sqaruar gjestin e tij me gisht tek hunda pas golit të shënuar, përcjellë KosovaPress.

Lojtari i Leverkusenit e bëri të qartë se ai me sa duket nuk ishte plotësisht i kënaqur me atë që raportuan mediat pas ndeshjes me Kosovën.

“Kam shijuar ditët e fundit, për mua nuk ka rëndësi kush flet majtas e djathtas”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024