U.d. Presidentja Haxhiu mbështetje QKRMT-së për të drejtat e të mbijetuarve të torturës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
U.d. Presidentja Haxhiu mbështetje QKRMT-së për të drejtat e të mbijetuarve të torturës
Haxhiu 1234
07/04/2026 - 16:08
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrë së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), znj. Feride Rushiti.

“E falënderova znj. Rushiti për angazhimin e saj të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, një mision me rëndësi të veçantë, jo vetëm për të mbijetuarit dhe shoqërinë tonë, por edhe për forcimin e drejtësisë dhe dinjitetit në shtetin tonë”, ka thënë u.d Presidentja Haxhiu.

 Me këtë rast, u.d Presidentja Haxhiu e ka siguruar znj. Rushiti se do të ketë mbështetjen e plotë të saj dhe të institucioneve në çdo përpjekje për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së të mbijetuarve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026