Tusk: BE-së i duhet plani i saj për Ukrainën
Bota
Lexohet për: 2 min.
Donald Tusk
7 orë më parë
Linku u kopjua

Evropa ka nevojë për planin e saj për Ukrainën dhe sigurinë e saj, ose e ardhmja e saj do të vendoset nga fuqitë e tjera.

Kështu ka thënë sot kryeministri polak Donald Tusk në një postim në rrjetin X.

"Evropa ka nevojë urgjente për planin e saj të veprimit në lidhje me Ukrainën dhe sigurinë tonë, përndryshe e ardhmja jonë do të vendoset nga lojtarë të tjerë globalë. Jo domosdo në përputhje me interesat tona", shkroi ai.

"Ai plan duhet të përgatitet tani. Nuk kemi kohë për të humbur."

Deklarimet e Tusk vijnë ndërkohë që në Munih po mbahet Konferenca e Sigurisë, ku po diskutohet edhe mbi luftën në Ukrainë.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka ardhur koha për të krijuar një ushtri evropiane.

"Vetëm ushtria jonë nuk mjafton, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj," tha Zelensky, duke shtuar se "kohët kanë ikur" kur Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Evropën "vetëm sepse e ka bërë gjithmonë këtë".

Ai u tha udhëheqësve dhe zyrtarëve se nuk do të heqë dorë nga qëllimi që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s dhe theksoi se vendimet për përfundimin e luftës nuk duhet të merren pa pjesëmarrjen e Kievit dhe Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025