Turqia shprehu të shtunën pikëllimin për tërmetin e fuqishëm që goditi Marokun, duke lënë të vdekur më shumë se 600 persona.
“Përcjell dhimbjen time për të gjithë marokenët e prekur nga fatkeqësia e tërmetit në Marokun miqësor dhe vëllazëror”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan AA, transmeton KosovaPress.
Të paktën 632 njerëz janë vrarë dhe 392 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti me magnitudë 7.0 që goditi vendin e Afrikës së Veriut. Thuhet se është dridhja më e fortë që ka goditur Marokun në shekullin e fundit.
Tërmeti ka shkatërruar edhe pjesë të qytetit të vjetër të Marrakeshit.
“Ngushëllime popullit dhe qeverisë mike dhe vëllazërore të Marokut; Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në një deklaratë.
Tërmeti i fundit i madh që goditi Marokun ishte në vitin 2004, i cili vrau më shumë se 600 njerëz.