Turqia publikon listën për Botërorin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Turqia publikon listën për Botërorin
New Project - 2026-06-02T122852.079
02/06/2026 - 14:29
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Turqisë ka publikuar listën përfundimtare me 26 futbollistë për Botërorin 2026, turne në të cilin rikthehet pas plot 24 vitesh mungesë.

Yjet e rinj Arda Güler dhe Kenan Yıldız pritet të jenë figurat kryesore të skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Montella.

Në grup janë përfshirë edhe emra të njohur si Hakan Çalhanoğlu, Ferdi Kadıoğlu, Merih Demiral dhe Orkun Kökçü, ndërsa disa futbollistë si Berke Özer dhe Ahmetcan Kaplan kanë mbetur jashtë listës.

Turqia do ta nisë aventurën në Botëror më 14 qershor ndaj Australisë, ndërsa në grup do të përballet edhe me Paraguain dhe SHBA-në.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026