Turneu tradicional i volejbollit nderon Epopenë e UÇK-së
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Turneu tradicional i volejbollit nderon Epopenë e UÇK-së
03/03/2026 - 11:34
Linku u kopjua

Më 4 dhe 5 mars do të organizohet turneu tradicional i volejbollit në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, një ngjarje që kombinon sportin me kujtesën dhe respektin për sakrificën e heronjve.

Turneu do të nisë më 4 mars në orën 11:00 me hapjen zyrtare, ndërsa ndeshjet e para fillojnë në orën 12:00. Në këtë ditë do të garojnë skuadrat: KV Partizani (Tiranë), KV Teuta (Durrës), KV Ferizaj, KV Drita (Gjilan), KV Fushë Kosova dhe KV Skenderaj, nikoqiri dhe organizatori i turneut.

Më 5 mars, aktiviteti nis në orën 11:00 me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të nderojnë heronjtë e UÇK-së. Në orën 13:00 do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e turneut, duke vendosur fituesin e këtij edicioni.

Turneu mbahet me mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të aktiviteteve përkujtimore të Epopesë së UÇK-së.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026