Turneu Major i CS:GO në Brazil, Bad News Eagles mposht ekipin më të mirë në botë FaZe
Lexohet për: 1 min.
fwfwfw
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shkruar historinë duke eliminuar ekipin më të mirë në botë FaZe, nga turneu Major i CS:GO në Brazil.

Pas një ndeshje fantastike dhe përplot emocione ekipi Bad News Eagles ka eliminuar kampionin e Majorit të kaluar, ekipin FaZe, për të mbajtur gjallë rrugëtimin e tyre në Majorin e CS:GO në Brazil.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, pas një super rikthimi në mapin e fundit ‘Mirage’, ku fituan me rezultat 22-20.

Paraqitje të mirë patën të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë, më i dalluari padyshim se ishte kapiteni Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci.

Tani pas kësaj fitore ekipi Bad News Eagles mbanë rekord të ndeshjeve 1-2 (një fitore, dy humbje), dhe i duhen dy fitore tjera për të kaluar në fazën tjetër të turneut IEM Rio Major./Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025