Nga 8 deri më 12 qershor, Prizreni do të jetë qyteti mikpritës i turneut FIBA YDF “Youth Development Fund” për U14.
Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.
Në ditën e parë, Kosova femrat do të përballet me Maqedoninë Veriore nga ora 13:00, ndërsa nga ora 15 meshkujt.
Të premten, Kosova do të ndeshet me Rumaninë, fillimisht vashat nga ora 17:00 dhe meshkujt nga ora 19:00. Në po të njëjtën orë ditën e shtunë, Kosova do të sfidohet nga Bullgaria, po ashtu fillimisht vajzat dhe më pas djemtë.Ditën e diel, Kosova do të pushojë, kurse të hënën do të zhvillojë ndeshjet e fundit kundër Turqisë nga ora 13:00 dhe 15:00, në të dyja konkurrencat.
Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.