Turbulencat shkaktojnë terror, një i vdekur e 30 të lënduar
Lexohet për: 2 min.
londer
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një britanik, 73 vjeç, ka vdekur në një fluturim nga Londra në Singapor që pati "turbulenca ekstreme të papritura" mbi Mianmar.

Autoritetet në Bangkok - ku avioni u devijua - thonë se i moshuari "ka të ngjarë" të ketë pësuar një atak në zemër. Ai po udhëtonte me gruan e tij e cila tani është shtruar në spital.

Në total, 30 persona u dërguan në spital, shtatë me lëndime kritike. Në bord kishte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit - pasagjerët ishin kryesisht nga Australia, Britania e Madhe, Singapori, Zelanda e Re dhe Malajzia.

Singapore Airlines sapo ka lëshuar një tjetër deklaratë, duke dhënë detaje të mëtejshme për numrin e pasagjerëve të lënduar.

Linja ajrore thotë se fluturimi nga Singapori në Londër hasi në "turbulenca ekstreme të papritura" mbi pellgun e Irraëaddy (Myanmar) në 11,300 m rreth 10 orë pas nisjes.

Piloti shpalli një emergjencë mjekësore dhe e devijoi avionin në Bangkok.

"Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit. Ne kërkojmë ndjesë të thellë për përvojën traumatike që pësuan pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit tanë në këtë fluturim. Ne po ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme gjatë kësaj kohe të vështirë", shton linja./BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024