Tuneli Prizren-Tetovë, miratohet projektligji që parasheh ndarjen e kostove ndërmjet palëve
Lexohet për: 2 min.
422016966_228232780361506_764611275378308415_n
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Administrative. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim për hartimin e ndërtimit të tunelit në rrugën Tetovë-Prizren. Ndërkaq, dha për shfrytëzim  një banesë të konfiskuar për familjen e 11-vjeçares që ishte viktimë e dhunimit dy vjet më parë. Krahas këtyre, qeveria i dha dritë të gjelbër edhe nismave për arritjen e tri marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin Zi, sa i përket ndihmës së ndërsjellët juridike për çështjet penale. Qeveria, po ashtu mori vendim përfundimtar për shpronësimin e pronave për rrugën Kijevë-Dollc, ku u tha se shumë shpejt do të nisin punimet atje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se përmes themelimit të Gjykatës Administrative do të zgjidhen më lehtë të gjitha çështjet administrative.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndërkaq, ministri i Planifikimit Hapësinor, Mjedisit dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, tha se do të sigurojnë mjetet në shumën e duhur proporcionale për ndërtimin e tunelit në rrugën Prizren-Tetovë.

Në anën tjetër, kryeminsitri Kurti, tha se përmes ndarjes për shfrytëzim të një banese të konfiskuar për familjen e 11-vjeçares që ishte viktimë e trafikimit dhe dhunimit, dëshmojnë përkushtimin e qeverisë për mbështetjen e viktimave.

Qeveria po ashtu ndau 500 mijë euro për projektin e banimit social./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024