Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kundërshtojnë çdo tendencë për zhvlerësimim e familjes.
Në tryezën e grupit parlamentar të kësaj partie me temën "Familja - roli, sfidat dhe mbrojtja”, ai shtoi se kjo temë po diskutohet në kohë të duhur.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi theksoi se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucioni i rëndësishëm.
Në fjalën e tij, ai përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale.
"Po e bëjmë këtë për të dhënë një shembull se diskursi publik për atë që e ka mbajtur kombin shqiptar, për familjen, ta bëjmë në formën më profesionale e transparente", tha ai.