Trusti, kjo është vlera financiare e kthimit nga investimet
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka arrit vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto nën menaxhim në fundin e gushtit 2024.

Trusti njofton se gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se 300 milionë euro krahasuar me fundvitin 2023.

“Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja, rreth 200 milionë euro dhe kthimi nga investimet rreth 165 milionë euro. Por njëkohësisht rreth 60 milionë euro u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera”, bën të ditur Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK).

Më tej thuhet se prej fillimit të operimit të FKPK-së (më 2002), një-miliardëshi i parë i mjeteve neto nën menaxhim është arritur më 2014 ndërsa dy-miliardëshi më 2021.

FKPK thekson se vlerësuar në tërësi, mjetet që FKPK-ja i ka aktualisht nën menaxhim përbëhen prej pagesave të kursimeve pensionale nga kontribuuesit (rreth 78% ose €2.34 miliardë) dhe kthimi nga investimet (rreth 22% ose €660 milionë).

“Përveç mjeteve aktuale nën menaxhim, prej themelimit e deri më tani janë tërhequr edhe rreth €675 milionë nga përfituesit e FKPK-së (përfshirë këtu edhe rreth €200 milionë nga tërheqja e parakohshme për 10%-shin)”, bën të ditur Trust.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025