Truss shkarkon ministrin e Financave
Kryeministrja britanike, Liz Truss, e ka shkarkuar ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng dhe ka ndryshuar strategjinë për taksat, me qëllim të stabilizimit të situatës politike brenda shtetit.
Kwarteng ka thënë se ka dhënë dorëheqje me kërkesë të Truss-it, pasi i është kërkuar të kthehet mbrapsht në Londër pas disa takimeve që ka pasur në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington.
Truss është emëruar kryeministre që 37 ditë. Ajo ka emëruar Jeremy Hunt-in, ish-ministër i Jashtëm dhe i Shëndetësisë, në vend të Kwarteng-ut.
“Ju më keni kërkuar që të mos jem më kancelari juaj. Unë kam pranuar”, ka thënë Kwarteng në letrën e dorëheqjes që është publikuar në Twitter.
Ajo i ka thënë se “si mik për kohë të gjatë dhe koleg, më vjen shumë keq që po ju humbim në Qeveri”. “Ne e ndajmë të njëjtin vizion”.
Truss ka thënë se do të vazhdojë të zbatojë planin për rritjen e taksave ndaj korporatave, ndonëse ka thënë më parë se do të heqë dora nga ai./REL