Trupat e Koresë së Veriut në Rusi, Blinken: Putin ‘krijoi mullirin e mishit’
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se vendi i tij pret që trupat ushtarake të Koresë Veriore në Rusi të vendosen në luftën kundër Ukrainës "në ditët në vijim".

Ai tha se 8 mijë trupa veri-koreane janë vendosur aktualisht në rajonin Kursk, pranë kufirit me Ukrainën.

"Nëse këto trupa përfshihen në operacione luftarake ose mbështetëse luftarake ndaj Ukrainës, ato do të bëhen objektiva legjitime ushtarake. Një nga arsyet që Rusia po i drejtohet trupave të Koresë së Veriut është se është e dëshpëruar. Kjo luftë është bërë një “mulli mishi” i krijuar nga (presidenti rus Vladimir) Putin”, tha Blinken, duke shtuar se Rusia po pëson mbi 1.200 viktima në ditë.

Blinken dënoi gjithashtu lansimin e fundit të raketës balistike ndërkontinentale nga Koreja Veriore dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të kërkojnë që Pheniani zyrtar të ndalojë provokimet e tij. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024