Trump thotë se Irani do të goditet shumë rëndë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump thotë se Irani do të goditet shumë rëndë
07/03/2026 - 14:11
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Irani mund të përballet me goditje të reja të rënda, duke thënë se ushtria amerikane po shqyrton objektiva të tjerë për sulm.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump iu referua deklaratave të bëra më herët nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke pretenduar se Irani “ka kërkuar falje dhe është dorëzuar ndaj fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme dhe ka premtuar se nuk do të qëllojë më ndaj tyre”.

Sipas Trump, ky premtim erdhi si rezultat i “sulmeve të pamëshirshme të SHBA-së dhe Izraelit”. Megjithatë, raportimet tregojnë se Irani nuk i ka ndalur plotësisht sulmet ndaj fqinjëve të tij.

Një sulm i dyshuar me dron është raportuar pranë Dubai International Airport, ndërsa autoritetet në Qatar thanë se kanë kapur një raketë.

Në vijim të postimit të tij, Trump paralajmëroi për veprime të reja ushtarake.

“Sot Irani do të goditet shumë rëndë”, shkroi ai, duke shtuar se janë në “shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt” disa zona dhe grupe që nuk kishin qenë më parë në listën e objektivave, transmeton RTSH.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026