Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ai u thirr në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me biznesin e tij nën betim, në një hetim civil të gjatë të udhëhequr nga prokurorja e shtetit të Nju Jorkut Letitia James.
Trump tha se ai refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve në përputhje me të drejtat dhe privilegjet që i janë dhënë çdo qytetari nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara.
"Ju nuk keni zgjidhje kur familja juaj, kompania juaj dhe të gjithë në orbitën tuaj bëhen objektiva të një gjueti shtrigash të motivuara politikisht të pabaza të mbështetur nga avokatët, prokurorët dhe mediat e lajmeve të rreme."
Prokurorja e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, po heton nëse Organizata Trump ka “fryrë” vlerat e pasurive të paluajtshme.
Vendimi i Trump për të refuzuar të dëshmojë nën betim vjen vetëm disa ditë pasi agjentët e FBI kontrolluan pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, si pjesë e një hetimi të veçantë federal nëse ai mori të dhëna të klasifikuara kur u largua nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të presidencës së tij.