Trump në gjykatë 10 ditë para inaugurimit si president
Bota
Lexohet për: 2 min.
Trump në gjykatë 10 ditë para inaugurimit si president
Foto Arkivë
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Një gjykatës ka vendosur që vendimi ndaj presidentit të zgjedhur Donald Trump në rastin e heshtjes kundër Stormy Daniels do të merret më 10 janar, më pak se dy javë para inaugurimit të tij.

Gjykatësi Juan Merchan tha se Trump nuk do të dënohej me burg dhe se presidenti i zgjedhur mund të paraqitet personalisht ose virtualisht në seancë.

Seanca është caktuar 10 ditë përpara inaugurimit të Trump në Uashington më 20 janar.

Donald Trump në maj 2024 është shpallur fajtor nga një juri në Nju Jork për 34 akuza në lidhje me gjykimin e tij për pagesa parash për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur, duke e bërë atë ish-presidentin e parë të SHBA-së që dënohet për akuza penale të krimit.

Juria prej 12-anëtarësh mori vendimin, duke e shpallur Trump fajtor për fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për Daniels, që ajo të mos e publikojë historinë e saj për lidhjen e tyre të supozuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 dhe duke e shënuar pagesën si shpenzim biznesi.

Trump kishte mbrojtur atë kohë qëndrimin e tij se është i pafajshëm dhe se “të drejtat e tija civile janë shkelur në 'gjueti të shtrigave'”.

“Jo vetëm që ky gjyqtar shumë i konfliktuar dhe i anuar, Juan Merchan, më pengoi të paraqes faktin se nuk kam bërë zbritje tatimore për shpenzim ligjor, por gjyqtari nuk i lejoi avokatët e mi të merrnin të dhënat tatimore nga ish-avokati, emrin e të cilit nuk më lejohet ta përmend për shkak të urdhrit antikushtetues të vendosur ndaj meje", kishte shkruar Trump në Truth Social.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025