Trump kërkon Kanalin e Panamasë: Po vjedhin nga SHBA
Bota
Lexohet për: 2 min.
Trump kërkon Kanalin e Panamasë: Po vjedhin nga SHBA
15 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur Kevin Marino Cabrera ambasador në Panama, pasi ai kërcënoi se do të rivendoste kontrollin  mbi Kanalin e Panamasë.

Trump shkroi në platformën Truth Social se pak njerëz e kuptojnë politikën e Amerikës Latine sikurse Kevin Cabrera.

“Ai do të bëjë një punë fantastike duke përfaqësuar interesat e vendit tonë në Panama”, shkroi ai.

Të dielën, Trump kërcënoi se do të rivendoste kontrollin amerikan mbi Kanalin e Panamasë, pasi tha se vendi i Amerikës Qendrore, me të cilin SHBA ka marrëdhënie diplomatike qe nga viti 1903, "po vjedh nga Amerika në Kanalin e Panamasë në një shkallë të paimagjinueshme".

Trump akuzoi ushtarët kinezë se operojnë kanalin ilegalisht dhe "gjithmonë sigurohen që SHBA-ja të vendosin miliarda dollarë në fondin e riparimit pa pasur ndonjë rol vendimmarrës".

Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino ka hedhur poshtë pretendimet se Kina ka ndikim në menaxhimin e kanalit.

"Për hir të Zotit, nuk ka ushtarë kinezë, bota është e lirë të vizitojë kanalin," tha ai në një fjalim të enjten.

SHBA ka operuar për dekada me Kanalin e Panamasë përpara se t'ia dorëzonte këtij vendi në vitin 1999. Një degë e CK Hutchison Holdings, me bazë në Hong Kong, ka operuar prej kohësh dy porte të vendosura në hyrje të Kanalit të Panamasë në Karaibe dhe Paqësor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024