Me nënshkrimin e ardhshëm të Kylian Mbappes, Real Madridi mund të shohë që Vinicius Junior të largohet pasi ka shumë klube të interesuara për brazilianin. Me Vinicius Jr. në synimet e tyre, Chelsea, Liverpooli dhe PSG janë të gatshëm të paguajnë shuma serioze për ta rrëmbyer atë këtë verë sipas “El Debate”.
Ekipet e lartpërmendura janë të gatshme të përfitojnë nga ardhja e Mbappe duke bërë një lëvizje për superyllin brazilian pasi mendojnë se kjo mund të shkaktojë një përplasje egoje në dhomat e zhveshjes. Prandaj, PSG dhe dy klubet e mëdha të Premierligës do të jenë të gatshëm t'i japin Viniciusit një rrugëdalje me një ofertë të madhe prej 200 milionë euro.
Real Madridi nuk ka ndërmend të shesë Rodrygon apo Viniciusin, pavarësisht zërave që rrethojnë të ardhmen e tyre. Ka besim se ardhja e Mbappes nuk do të krijojë ndonjë problem në dhomat e zhveshjes dhe skuadra spanjolle ka mjaft para për ta akomoduar atë pa pasur nevojë të bëjë ndonjë shitje. Për më tepër, është raportuar se asnjëri nga brazilianët nuk dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.
Anësori do të jetë një lojtar kryesor për “Los Blancos” për pjesën tjetër të sezonit me klubin që është një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata do të përballen me Cityn më 10 prill në ndeshjen e parë të çerekfinales.