Njerëzit që fitojnë respekt dhe ndikim në shoqëri nuk e arrijnë këtë përmes urdhrave apo sjelljes imponuese, por përmes mënyrës se si lidhen me të tjerët dhe si komunikojnë në përditshmëri.
Sipas një analize mbi sjelljen dhe lidershipin, respekti fillon me trajtimin e të tjerëve në të njëjtën mënyrë që një person do të dëshironte të trajtohej vetë. Kjo qasje bazohet në thjeshtësinë e komunikimit dhe në marrëdhëniet njerëzore të sinqerta.
E para lidhet me përdorimin e emocioneve në komunikim. Sipas saj, njerëzit nuk ndikohen vetëm nga logjika, por më shumë nga mënyra si një mesazh i bën të ndihen. Për këtë arsye, tregimi i historive dhe krijimi i një lidhjeje emocionale ndihmon më shumë në ndikim sesa argumentet e thata.
E dyta lidhet me afrueshmërinë. Njerëzit kanë më shumë besim tek ata që janë të hapur, të sinqertë dhe të thjeshtë në komunikim.E treta lidhet me aftësinë për të nxitur veprim. Njerëzit ndihen më të sigurt kur marrin udhëzime të qarta dhe kur dikush u jep drejtim pa imponim. Kjo nuk lidhet me tituj apo pozita, por me aftësinë për të ndikuar dhe për të udhëhequr përmes shembullit, shkruan Oranews, përcjell KosovaPress.
Respekti dhe ndikimi nuk ndërtohen me forcë, por me komunikim të thjeshtë, besim dhe qëndrueshmëri në sjellje.