Tri shkolla fillore në Viti nga e nesër në mësim online
Lexohet për: 2 min.
3 vite më parë
Linku u kopjua

Komuna e Vitisë ka njoftuar se pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ, SHFMU "Dëshmorët e Vitisë" - në Viti, SHFMU "Nazmi Pajaziti", në fshatin Radivojc dhe SHFMU" Skender Emerllahu",  në fshatin Ramjan, nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Sipas njoftimit të komunës, duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në institucionet arsimore.

“Pas  rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat: SHFMU "Dëshmorët e Vitisë" - në Viti, SHFMU "Nazmi Pajaziti" - në Radivojc dhe SHFMU" Skender Emerllahu" - në Ramjan, nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, thuhet në njofitm.

Kjo komunë njofton se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do të vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025