Tri hetime të vdekjeve brenda 24 orëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Përleshje në Prishtinë, arrestohen disa persona e sekuestrohet një armë
17 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste që kanë të bëjnë me hetim të vdekjeve.

Sipas policisë në Gllogoc, është gjetur pa shenja jete një person. Policia ka njoftuar se ka dal në vendin e ngjarjes derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Poashtu në fshatin Nerodime e Epërme, në Ferizaj raportohet se është gjetur pa shenja jete një person tjetër.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Edhe në rrugën “Enver Topalli”, në Ferizaj ankuesja ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës derisa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024