Tri datat më të rrezikshme të nëntorit, sipas astrologëve
Lexohet për: 3 min.
Këtë shenjë të horoskopit e pret lumturi e pabesueshme dashurie më 2022
2 vite më parë
Linku u kopjua

Astrologët njoftojnë se në nëntor do të ketë ditë më të favorshme sesa ato sfiduese.

Gjithsesi, tri ditë sfiduese, ose më saktë, të rrezikshme na presin, por universi do të na japë mundësinë ta mbyllim vjeshtën me një notë pozitive.

Sipas astrologëve, këto janë ditët më sfiduese të nëntorit:

8 Nëntor - Eklipsi i Hënës "të gjakut" dhe lidhja e Diellit dhe Merkurit

Këtë ditë mund ta quajmë lehtësisht dita më e rrezikshme e muajit. Kjo është edhe ngjarja kryesore e këtij muaji! Puna është se në këtë ditë ne kemi jo një, por dy ngjarje sfiduese astrologjike njëherësh. E para është eklipsi hënor në Demi.

Eklipsi i Hënës “e gjakosur” shënon fundin dhe mund të mbyllë disa dyer në jetën tonë. Kur kjo derë mbyllet, në fillim mund të duket e frikshme, por më në fund do të gjeni një rrugë më të mirë dhe më të lehtë për në derën e re. Duke rënë në shenjën e Demit, ky eklips i Hënës “e gjakosur” mund të ndikojë në para dhe në marrëdhëniet me njerëzit e afërt.

Në një nivel më të lartë, ky eklips mund të na ndihmojë gjithashtu të kapërcejmë disa bllokime rreth ndjenjës sonë të vlerës. Nëse jeni duke u përballur me një situatë sfiduese, kontrolloni nëse jeni të bllokuar nga probleme reale ose inekzistente që i krijoni vetes.

Pavarësisht gjithçkaje, mos u izoloni dhe shmangni njerëzit, sepse dikush afër jush do të ketë nevojë për ndihmë.

Në këtë ditë, për shkak të eklipsit, universi mund t'ju kërkojë të shlyeni borxhet. Nëse keni bërë ndonjë gabim në të kaluarën, karma po vjen.

Lidhja e Diellit dhe Mërkurit do ta "erëzojë" situatën. Gjithçka do jetë e paparashikueshme. Për të mos humbur kontrollin mbi situatën, në këtë ditë duhet të jeni më të përmbajtur dhe të mos nxitoni për të marrë vendime.

16 nëntor – Venera hyn në Shigjetar

Nga data 16.11. deri më 9.12. shumë prej nesh do të jenë të prirë ndaj rrezikut dhe aventurës. Do të jetë veçanërisht e rrezikshme për ata që janë të detyruar të zgjidhin çështjet financiare dhe të marrin vendime të rëndësishme atë ditë.

Afërdita do të bëjë që shumë njerëz thjesht të mos kujdesen për sigurinë, por mund të ndikojë në shëndetin, prandaj kushtojini vëmendje.

21 nëntor - Merkuri në lidhje me Venerën

Merkuri dhe Venera në lidhje reciproke krijojnë emetime shumë të forta të energjisë negative. Kjo do të jetë dita kur shumë prej nesh do të fillojnë të mendojnë për hakmarrje.

Mundohuni të mos kujtoni ankesat e vjetra nëse nuk doni të prishni disponimin për veten ose të dashurit tuaj. Mos fol për atë që ka ndodhur më parë, por shiko vetëm gjërat pozitive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024