Trepça vazhdon me fitore, mposht edhe Prizrenin
Lexohet për: 1 min.
40-Trepca
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në javën e 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Trepça vazhduar me rezultate pozitive duke mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 88:66.

Ndeshja u zhvillua në Mitrovicë dhe filloi në favor të "Xehetarëve" të Trepçës, të cilët arritën të fitojnë çerekun e parë me rezultat 21:9 dhe më pas ruajtën epërsinë për të mos e rrezikuar deri në fund, raporton KosovaPress.

Periudha e dytë dhe e tretë ishin në një luftë të barabartë mes dy skuadrave, por Trepça arriti të mbajë kontrollin dhe të triumfojë bindshëm me rezultat 88:60.

Më i dalluari në skuadrën e Ponte Prizrenit ishte Urim Zenelaj me 12 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa më i dalluari në skuadrën e Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ponte Prizreni ka në total shtatë fitore dhe 15 humbje, ndërsa Trepça ka 13 fitore dhe nëntë humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024