Trepça triumfon ndaj Pejës në Mitrovicë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trepça triumfon ndaj Pejës në Mitrovicë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales
New Project - 2026-04-23T185552.630
23/04/2026 - 21:57
Linku u kopjua

KB Trepça ka bërë hapin e parë të sigurt drejt finales së "Play-off"-it në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Pejën me rezultat 86:78 në një atmosferë të zjarrtë në Mitrovicë.

Ndeshja ishte intensive që nga fillimi, me kampionët në fuqi që treguan stabilitet në çastet vendimtare. Te Trepça u dalluan D. Hajrizi me 17 pikë dhe S. Jones e J. Payne me nga 13 sosh, ndërsa te Peja më i miri mbi parket ishte Dardan Berisha me 19 pikë, të cilat gjithsesi nuk mjaftuan për të përmbysur rezultatin.

Me këtë fitore, Trepça udhëheq serinë gjysmëfinale 1-0. Sfida e radhës zhvendoset në Pejë, ku skuadra mitrovicase do të kërkojë të rrisë avantazhin, ndërsa pejanët do të tentojnë të barazojnë serinë. Kujtojmë që skuadra që arrin tri fitore siguron biletën për në finalen e madhe.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026