Trepça nis nesër kualifikueset për Ligën e Kampionëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça për herë të parë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në garat kualifikuese që do të zhvillon në Antalia të Turqisë, mitrovicasit shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në grupet e kësaj gare.

Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024