Humbja e dy penalltive, Fonseca reagon ashpër: S’duhet të ndodh kurrë më
Lexohet për: 1 min.
Fonseca
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ishte i zemëruar në konferencë për shtyp pas ndeshjes së humbur 2-1 kundër Fiorentinës dhe këmbënguli që Christian Pulisic duhet të ekzekutonte goditjet e penalltisë për kuqezinjtë.

Milani pësoi një humbje 2-1 në Firence të dielën mbrëma, duke parë portierin toskan David De Gea që priti dy penallti. Ai mbrojti penalltinë e Theo Hernandez në pjesën e parë dhe Tammy Abraham në pjesën e dytë.

Lojtarët e Milanit vendosën të ndryshojnë ekzekutuesin e caktuar të goditjes së penalltisë, duke pasur parasysh se është Pulisic ai që zakonisht i godet ato, përcjellë KosovaPress.

“Sigurisht që jam i mërzitur që lojtarët ndryshuan ekzekutuesin e penalltisë. Christian Pulisic duhet të ekzekutojë penalltitë. Nuk duhet të ndodhë më kurrë, dhe u thashë lojtarëve”, ka thënë Fonseca.

.Milani ndodhet në vendin e 6-të në tabelën e Serie A, me 11 pikë, pesë më poshtë liderit Napoli.

Ndeshja e tyre e radhës në ligë pas pushimit ndërkombëtar është kundër Udineses në San Siro më 19 tetor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025