Përveç pagave, edhe teknologjia e stërvjetruar dhe mungesa e minatorëve të certifikuar janë disa nga sfidat që po përballet Trepça tash e sa kohë. Drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku, kërkon nga Qeveria e Kosovës, nga institucionet përkatëse që sa më shpejt të ndihmojë këtë ndërmarrje me investime, në të kundërtën sipas tij do të ketë rënie të prodhimit.
Sfidat për ekzekutimin e pagave për minatorët, menaxhmenti në këtë ndërmarrje, ka hequr dorë nga benefitet mujore për Ushtruesin e Detyrës së drejtorit, dhe paga e tij është 1 mijë e 900 euro, krahasuar me atë të kryeshefit të mëhershëm sa ishte 2 mijë e 500 euro.
Sadiku derisa nuk përjashton mundësinë e rënies së prodhimit, kërkon të rritet shuma e mjeteve financiare për investime në Trepçë.
Ndërsa, ai thotë se si ushtrues detyre, kryeshefi i ri, ka heq dorë prej shumës së pagës që ka qenë më herët.Kujtojmë se minatorët e Trepçës patën hyrë në grevë gjatë verës së këtij për shkak të mosrealizimit të pagave me kohë.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.