Trepça ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Në Antalia të Turqisë, mitrovicasit fituan ndaj skuadrës qipriote, Keravnos 82:79 (23:14, 21:30, 19:12, 19:23).
Ndeshja në fakt ka qenë shumë interesante, duke u vendosur në çastet e fundit. Kampionët e Kosovës e nisën shumë më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 23:14, por kundërpërgjigja e qipriotëve nuk vonoi shumë, ku pjesa e parë përfundoi baras, 44:44.
Vendimtar ishte treshja e MVP së Superkupës, Desmond Cambridge për 80:79, kurse dy pikët nga Malik Johnson nga gjuajtja e lirë ngritën epërsinë në 82:79, derisa basketbollistët e Keravnos, në aksionin e fundit tri herë tentuan për tri pikë, por pa sukses.
Te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 20 pikë e gjashtë kërcime, Desmond Cambridge me 22 pikë dhe Samuel Hunter me 10 pikë e gjashtë kërcime.Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).
Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.